Ka një zë unik, të jashtëzakonshëm. Me një butësi në interpretim, shoqëruar nga një vokal prej një ylli të vërtet. Rita quhet këngëtarja e cila ka shkëlqyer në industrinë muzikore shqiptare.
Rita sapo ka publikuar projektin e saj “Albanian Mashup” Një përmbledhje hitesh të kënduara nga zëri potent i Rita Zogu.

Ky projekt është punuar në mënyr shumë profesionale dhe Rita e sjell të interpretuar në mënyrë të veçantë, këngë e cila pritet të rezultojë e suksesshme.
Kënga menjëher pas lansimit në youtube është vërshuar nga klikimet dhe komentet me nota shumë pozitive.
Rita është bukuroshja nga Kosova që jeton dhe vepron në Holand. Që si fëmijë ka dashur muzikën madje është një këngëtare e shkelqyer. Dhe pse vetem 18 vjeqare Ritën shumë shpejt mund ta shikojm dhe në skena nderkombetare mirpo që asnjë here nuk do harroj të kënduarit në gjuhën shqip.