Ka një zë unik, të jashtëzakonshëm. Me një butësi në interpretim, shoqëruar nga një vokal prej një ylli të vërtet. Etna Lima quhët voglushja nga Gjakova e cila mahnit publikun në të gjitha përformancat e saj. Me shumë përformaca, koncerte e pjesmarrje ne festivale për fëmij Etna sot është një inspirim shumë i rendesishëm për bashkmoshatarët e saj.
Kënga e re nga Etna Lima mban titullin “Nëna” këngë kjo e cila shoqërohet nga një videoklip shumë cilsor. Kënga e re premierën ekskluzive e ka pas tek kanali më i madhë shqiptar në youtube tek Arkiva shqip ,kanal ky me mbi 3.5 miljonë ndjekës