Mike Dean dëshiron të pauzojë disa ditë nga gjykimi i ndeshjeve në Angli.

Kjo pasi, ai dhe familja e tij kanë marrë kërcënime nga tifozët e West Hamit dhe Southamptonit.

52-vjeçari në mënyrë kontraverse dha dy kartonë të kuq për Tomas Soucekun dhe Jan Bednarekun dhe pas ankesave që shtruan West Hami dhe Southamptoni dënimi është hequr ngë Komisioni disiplinor, transmeton Indeksonline.

Pavarësisht kërkesës së Deanit për të mos referuar, Federata e ka caktuar të gjykojë takimin Brightoni – Leicesteri në Kupën FA. /Gazetari/