Vërtetë një fotografi tregon sa 100 fjalë. Konventën e 10-të e PDK-së, me vota unanime, Memli Krasniqi është zgjedhur kryetari i ri i PDK-së. Ai u zotua se me përkushtim e pëgjegjësi do të punojë me secilin anëtar e simpatizant të PDK-së për ta rikthyer PDK-në në qeverisje të vendit, sepse siç tha ai, kjo parti AND e ka UÇK-në.

Edhe dega PDK-së në Drenas, në krye me kaditatin e degës së PDK-së për kryetar të Drenasit, Driton Ajazi, ka marrë pjesë në Konventë, ku i dhanë mbështetje të plotë kryetarit të ri të PDK-së, Memli Krasniqi, ‘se bashkë do ecim drejtë fitorëve të reja’. E në një fotografi të postuar nga Ajazi, prapa kandidatit të degës së PDK për kryetar të Drenasit, janë reshtuar Drejtori i Urbanizmit në komunën e Drenasit, Endrit Gllareva dhe dy asamlistë të Kuvendit të Drenasit, Perparim Shala dhe Petrit Sinani, shkruan vision-mega.

E kjo fotografi edhe mund t’i nxjerr telashe drejtorit të Ramiz Lladrovcit, por edhe dy asamblistëve që konsiderohen të tij, për shkak se janë fotografuar ‘me kundërshtarët e Ramiz Lladarovcit’, të cilët kanë gjetur mbështetje të madhe në Konventë, por edhe kanë zgjuar vëmendje të veçantë, pas ngjarjeve të fundit në degën e PDK-së në Drenas, ku dega ka nominuar kandidat për kryetar të Drenasit Driton Ajazin, ndërsa Ramiz Lladrovci është vetëshpallur kandidat edhe për një mandate.

Ndryshe, në zgjedhjet lokale të tetorit, Driton Ajazi do të kandidojë si i vetmi kandidat i strukturave të degës së PDK në Drenas, për kryetar të kësaj komune. Ai e ka përkrahjen absolute të Kryesisë së degës dhe të gjithë strukturave të PDK-së në Drenas.