Ndeshje spektakolare ka qenë ajo mes Vaduz dhe Zurich në kuadër të javës së 19-të të utbollit zviceran.

Një ndeshje me kthesa të shumta, por që edhe u shënuan pesë gola të bukur.

Zurich kaluan në epërsi në pjesën e parë 0-1 me golin e shënuar nga Marchesano.

Por vendasit luajtën një pjesë të dytë fantastike duke rikthyer rezultatin pas tre golave të shënuar.

Krejt në fund të ndeshjes, mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti shënoi një gol të bukur me volej për rezultatin përfundimtar 3-2.

Për mbrojtësin nga Kosova ky ishte goli i parë këtij edicion në elitën e futbolit zviceran.

Vlen të përmendet se te Zurichu titullar ishin edhe dy futbollistët tjerë shqiptarë, Hekuran Kryeziu e Blerim Xhemaili, derisa Toni Domgjoni u inkuadrua 12 minutat e fundit të ndeshejës./Gazetari/