Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka publikuar të dhënat e fundit që paraqesin situatën me koronavirusin në vend.

Janë 17 persona që kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, transmeton KlanKosova.tv.

Deri më tani në Kosovë si pasojë e koronavirusit kanë ndërruar jetë dy mijë e 39 persona.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (77, 66, 51 vjeç), Ferizaj 2 raste (79, 63 vjeç), Gjilan 2 raste (81, 70 vjeç), Kamenicë 2 raste (69, 67 vjeç), Klinë 2 raste (81, 68 vjeç), Mitrovicë 2 raste (80, 73 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç)”, thuhet në raport.“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 128 raste, Gjilan 63 raste, Ferizaj 62 raste, Mitrovicë 46 raste, Gjakovë 44 raste, Podujevë 38 raste, Pejë 32 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Vushtrri 26 raste, Lipjan 19 raste, Deçan 11 raste, Kaçanik 11 raste, Obiliq 11 raste, Prizren 11 raste, Skenderaj 11 raste, Klinë 9 raste, Leposaviq 8 raste, Drenas 7 raste, Kamenicë 6 raste, Shtime 6 raste, Istog 5 raste, Malishevë 4 raste, Suharekë 4 raste, Viti 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Zubin-Potok dhe Zveçan”./Gazetari/