Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar për mbrojtjen e viktimave të dhunës në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte marrë nga një viktimë 1 mijë e 490 euro.

Siç njofton Policia, personi i dyshuar kishte marrë paratë për të ndihmuar viktimën në një procedurë.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull  kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur duke marrë nga viktima para në vlerë 1.490 euro për t’i ndihmuar në një procedurë në të cilën i dyshuari ishte zyrtar për mbrojtjen e viktimave të dhunës”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazetari/